Personat me aftësi të kufizuara nuk kanë të drejtë për përfitimet suplementare pa kufi, për përkujdesje dhe kujdestari në shtëpi, ka vendosur Gjykata Federale e Zvicrës.
Një vendim të tillë gjykata e ka marrë duke iu referuar rastit të një invalidi nga kantoni i Shvicit, i cili jeton te prindërit. Fondi i Kompensimit në nivel të kantonit atij ia kishte ndërprerë përfitimet suplementare në momentin kur ato kishin mbërritur shkallën maksimale vjetore prej 90 mijë frangash.
Në ankesën e tij, invalidi ka theksuar se, sikur të banonte në një qendër për përkujdesjen e personave me aftësi të kufizuara, sigurimi social do t`i merrte mbi vete të gjitha shpenzimet, në kuptimin që kjo shumë do të tejkalohej. Mirëpo, përgjigja e Gjykatës Federale ka qenë se kjo nuk nënkupton që pagesa për përkujdesjen në shtëpi të një invalidi të jetë e pakufizuar.