Pas shumë vjetëve mund të pushojnë blerjet në arka me qeset e bardha. Së shpejti qeset do të kushtojnë 5 rapi në Coop dhe Migros. Konsumatori do të ngarkohet me një eko-tarifë.
Në dhjetë dyqanet e Coopit në Zürich që nga e hëna qeset e bardha do të kushtojnë 5 rapi. Qeset ekologjike në të gjitha 850 dyqanet e Coop-it do të jenë në dispozicion në gjithë Zvicrën deri në pranverën e vitit 2017.
Në Migros, një praktikë e tillë do të nisë nga 1 nëntori në gjithë Zvicrën, në 600 dyqane. Bëhet fjalë për qese që përbëhen nga 100 për qind plastikë dhe janë ekologjike e të riciklueshme.