Kantoni dëshiron që notat e dobëta 1 dhe 2 të mos figurojnë më në dëftesat e nxënësve. Komiteti i Arsimit ka menduar për një qasje të re të vlerësimit të nxënësve.
Për disa ditë po vazhdojnë konsultimet. Vetëm notat 3, 4, 5 dhe 6 do të jenë në dispozicion.
Me notën 6, objektivat mësimore janë tejkaluar, me 3 nuk mund të kalohet – më poshtë nuk ka. Duket të jetë një koncept unik.
Brigitte Wiederkeh nga Zyra për Arsim Fillor në St Gallen, ka konfirmuar se nota 1 dhe 2 duhet të mos figurojnë në shkollat fillore dhe të mesme, përcjell albinfo.ch.
Nuk ka kuptim që performanca e pamjaftueshme të vlerësohet më poshtë, thotë ajo.
Qëllimi është për të forcuar kompetencat e mësuesve. “Ti e di mirë se çfarë niveli të performancës kanë fëmijët”, thotë Wiederkeh.
Kantoni Thurgau kishte diskutuar heqjen e këtyre notave, por vendosi kundër vendimin në fjalë.
Megjithatë, mundet që kantonet e tjera shpej të ndjekin shembullin e St. Gallenit.