Joe Biden, pothuajse është e sigurt se do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksionit të Decision Desk, një organizate kredibile amerikane që analizon rezultatet e zgjedhjeve.
“Joe Biden është Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, kështu ka deklaruar faqja e madhe amerikane, e cila ofron rezultatet më të shpejta dhe më të sakta për zgjedhjet, transmeton albinfo.ch.
“Joe Biden ka fituar Pensilvaninë dhe 20 votat e tij të Kolegjit elektoral, duke arritur në një total prej 273 votash elektorale.
Joe Biden është Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan faqja e njohur./albeu.com