Dhurimi i organeve gjegjësisht marrja e tyre nga një person për t`i transplantuar te tjetri edhe më tutje mund të realizohet vetëm me pëlqimin eksplicit të dhuruesit ose të të afërmve të tij.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, ashtu sikurse më parë edhe Dhoma e Kantoneve me shumicë votash ka vendosur kundër një zgjidhjeje tjetër ë propozuar. Sipas saj secili mund të trajtohet si dhurues potencial organesh gjegjësisht secilit mund t`i merren ato pas vdekjes, me përjashtim të rasteve kur personat konkretë në të gjallë të tyre janë shprehur decidivisht kundër dhurimit të organeve ë tyre pas vdekjes.
Nëse do të miratohej kjo zgjidhje, mbështetësit e saj shpresonin se ashtu do të shtohej kuota e dhuruesve .
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka kundërshtuar një qëndrim të tillë. Sipas tij kjo nuk do ta rriste kuotën e dhurimit të organeve. Këtë e ka dëshmuar me rastin e Spanjës ku një rregullim i ngjashëm ligjor nuk ka rezultuar me rritje të kuotës së dhuruesve të organeve.