Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, pasi ajo nuk është pajtuar me procedurat e kësaj ambasade për t’u pajisur me dokumentet e udhëtimit.
Sipas disa qytetarëve që ishin prezentë, arsyeja e arrestimit të saj ishte pasi ajo duket se “protestonte” kundër
procedurave që kishte kjo ambasadë, shkruajnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.