Zyra e tatimeve në qytetin Freienbach të kantonit Schwyz duket se e ka kuptuar tepër seriozisht maksimën “zero tolerancë” ndaj keqpërdorimeve. Këtë e ka ndjerë më së shumti në lëkurën e tij një qytetar me emrin Peter Margelisch nga qyteti Pfäffikon, shkruan “Höfner Volksblatt”.
Ai, me rastin e pagesës së tatimeve ka paguar gabimisht pesë rapi (cent) më pak se sa duhej, transmeton albinfo.ch. Duke ndjekur ligjin, enti tatimor a ka kërkuar në rrugë zyrtare qytetarit në fjalë përmbushjen e obligimit, gjegjësisht pagesën e 5 rapëve.
Në rast se dëshiron të marrë zbritjen prej një për qind, ai duhet të paguajë pesë centët e munguar. Duke u ndjerë i habitur nga kjo “përpikëri” e zyrtarëve, Margelisch ka publikuar në faccebook letrën e Zyrës Tatimore .