Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshjen për shmangien nga tatimi i dyfishtë, që parasheh eliminimin e tatimeve, siç janë tatimit në fitim të korporatave, tatimit në fitim të ardhurave individuale dhe tatimit në pronë, raportojnë mediat në Prishtinë.
Marrëveshja e nënshkruar në Prishtinë nga ministrat e financave, Bedri Hamza dhe Zoran Stavrevski, u mundëson qytetarëve të dy vendeve të mos paguajnë dy herë tatim në të ardhura dhe fitimin e realizuar.
Hamza dhe Stavrevski thanë se presin që marrëveshja t’i rritë investimet, ta zgjërojë këmbimin tregtar, t’i zhvillojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe ta përmirësojë klimën e biznesit.