Ka apo nuk ka presidenti egjiptian Husni Mubarak të holla të deponuara në Zvicër ? Autoritetet kompetente të Zvicrës akoma nuk janë shprehur rreth faktit nëse Mubarak dhe rrethi i tij kanë llogari bankare në këtë vend.
E vërteta rreth kësaj mund të mësohet vetëm pas ndonjë vendimi eventual të qeverisë për të bllokuar kontot, ashtu siç veproi në rastet e dy diktatorëve tjerë afrikanë, të Tunizisë dhe atij të Bregut të Fildishtë.
Kështu ka thënë për mediet zvicerane një zëdhënëse e Entit Federal për Polici dhe Jurisprudencë.
Ndërkaq, sipas një shkrimi të botuar në “Basler Zeitung” Mubarak dhe njerëzit e tij të afërm gjatë 30 viteve të qëndrimit në pushtet kanë grumbulluar dhe përvetësuar më shumë se 40 miliardë dollarë.