Google ka publikuar analizat mujore në tregun e Androidit dhe ka treguar disa lajme të mëdha.
Për herë të parë në histori, versioni më i shfrytëzuar Android është “Nougat”, që u lansua më 2016.
Për këtë pozitë, “Nougat” rrëzoi “Marshmallowin” nga froni, transmeton Albinfo.ch.
“Nougat” tani ka 28.5 për qind të tregut, ndërsa “Mashmallow” ka 28.1 për qind.
“Lollipop” mbetet i treti me 24.6 për qind.
Ndër versionet e reja, “Oreo” po shënon rritje. Që nga lansimi në muajin gusht, ky version tani ka vetëm 1.1 për qind të tregut.