Zvicra është eliminuar nga Kampionati Botëror pas humbjes 1:0 nga Suedia. Në minutën e 66-të, Forsberg gjuajti derisa goditjen e tij e devijoi mbrojtësi Manuel Akanji.
Pas ndeshjes e përditshmja zvicerane ‘Blick’ ka dhënë notat, duke ‘ngelur’ shumicën e futbollistëve, përcjell albinfo.ch.
Notat ‘Blick’ i jep nga 1 deri në 6. Notat më të dobëta i kishin Akanji dhe Granit Xhaka, të cilët janë notuar me 2.
Futbollistët shqiptarë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili janë notuar me 3.
Notën më të lartë e kishte portieri Yann Sommer me 5.
Notat
Yann Sommer, Nota 5
Michael Lang, Nota 3
Johan Djourou, Nota 4
Manuel Akanji, Nota 2
Ricardo Rodriguez, Nota 4
Valon Behrami, Nota 3
Granit Xhaka, Nota 2
Xherdan Shaqiri, Nota 3
Blerim Xhemaili, Nota 3
Steven Zuber, Nota 4
Josip Drmiq, Nota 3