Zvicra realizoi fitoren e nëntë nga nëntë ndeshje të zhvilluara duke vazhduar serinë 100 %. Në sfidën e fundit mundi Hungarinë 5:2, shkruan albinfo.ch.
Edhe në këtë ndeshje futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmë. Granit Xhaka shënoi golin e dytë, derisa Xherdan Shaqiri ka asistuar dy herë.
Xhaka është vlerësuar në notën 8, duke qenë futbollisti i dytë më i vlerësuar pas Zauber, i cili shënoi dy gola, kurse Shaqiri është vlerësuar me 7.7 nga mediat ndërkombëtare.
Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi nuk kanë luajtur në këtë sfidë, derisa Valon Behrami është i lënduar.
Ndeshja e fundit për Zvicrën do të jetë ndaj Portugalisë, që njëherësh është vendimtare.
https://www.youtube.com/watch?v=QTqv3QvfLsg