Pas humbjes nga Portugalia, Zvicra u mund edhe nga Anglia, duke përfunduar në vendin e katërt në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Pas humbjes nga mediat zvicerane janë dhënë edhe notat e ndeshjes, ku kanë dëshpëruar dy futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Shaqiri është vlerësuar me notën 3, njëri nga më të dobëtit në këtë ndeshje. Ai nuk krijoi asnjë rast shënimi, dhe u largua u lëndua nga loja.
Granit Xhaka u notua me 4. Ai nuk bëri ndeshje të madhe edhe pse kishte shiritin e kapitenit.
Notën më të lartë e mori portieri Sommer me 5.5. Notat janë nga 1 deri në 6.