Në Ligën e Evropës aktivizohen katër futbollistë shqiptarë, që janë shumë të rëndësishëm për skuadrat e tyre.
Arsenali mundi CSKA Moskën 4:1, ku Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën nga fillimi për skuadrën londineze, shkruan albinfo.ch.
Xhaka dhe Mustafi kishin paraqitje të mirë, ku mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 7.6, derisa mbrojtësi me 7.6.
Por, nota më e lartë në ndeshje shkoi për turko-gjermanin Mesut Ozil që asistoi në dy gola dhe fitoi një penallti që u vlerësua me notën 9.0.
Ndërkohë, paraqitje shumë të mirë për Salburgun kishte Valon Berisha i cili shënoi një penallti ndaj Lazios së Thomas Strakoshës.
Berisha është notuar me notën 7.4, duke u bërë ndër më të mirë e Salzburg, por edhe në të gjithë ndeshjen.
Lojtari i ndeshjes është Lucas Leiva me 9.1, i cili dha një asistim në këtë ndeshje, por ndërpreu shumë aksione.
Portieri Thomas Strakosha është notuar me notën 6.2.