Derbi ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat përfundoi pa fitues 2:2, por u zhvillua një spektakël i vërtetë, shkruan albinfo.ch.
Futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kishin paraqitje të mirë në këtë derbi.
Granit Xhaka u vlerësua me notën 7, ndërsa Shkodran Mustafi u notua me 7.1.
Lojtari i ndeshjes ishte Eden Hazard me notën 8.1.
Arsenal ka 39 pikë dhe zë pozitën e gjashtë në Premierligë, ndërsa Chelsea gjendet në të tretin me 46 sosh.
Kujtojmë që dy futbollistët shqiptarë ishin transferuar verën e kaluar në Arsenal.