Lazio mundi Marseillen me rezultat 2:1 në Ligën e Kombeve dhe u kualifikuar në 1/16 e kësaj faze, shkruan albinfo.ch.
Në fushë për Lazion ishin tre futbollistë shqiptarë. Portieri Thomas Strakosha, mesfushori Valon Berisha dhe anësori Riza Durmishi.
Ata bënë një paraqitje të mirë, duke e ndihmuar skuadrën italiane të kualifikohet tutje.
Në sekondat e fundit të ndeshjes ishte Thomas Strakosha ai që shpëtoi vendasit me një pritje vendimtare me këmbë.
Strakosha është notuar me notën 7.8, duke qenë ndër futbollistët më të mirë në fushë. Durmishi është notuar me 6.7, kurse Berisha me 6.2.
Mesfushori i Kosovës u ndërrua në minutën e 70-të, derisa Strakosha e Durmishi luajtën për 90 minuta.
Strakosha with a huge save in the dying moments to secure Lazio’s victory over Marseille. Lazio advances out of their group. #LazioOM #forzalazio #EuropaLeague pic.twitter.com/bEQaF9ud81
— Lazio World (@lazioworld) November 8, 2018
