Notaret e Kosovës kanë fituar shtatë medalje në garën ndërkombëtare “Spring 2012” të mbajtur në Maribor të Sllovenisë, kanë njoftuar të shtunën nga Federata e Notit e Kosovës.
Doruntina Imeri ka fituar medaljen e vetme të artë në 100 metra bretkosë, në kategorinë A. Imeri gjithashtu ka fituar edhe medalje të argjendtë në 50 metra bretkosë, derisa Rita Zeqiri doli e argjendtë në 100 metra delfin, gjithashtu në kategorinë A. Zeqiri edhe në 50 metra delfin është treguar e suksesshme, duke rrëmbyer medaljen e bronztë, njofton koha.net.
Ndërkohë, Melisa Zhdrella në kategorinë D ka fituar tri medalje të bronzta (50 m bretkosë, 100 m bretkosë dhe 200 m bretkosë). Paraqitje të mirë në këtë garë sipas krerëve të Federatës ka pasur edhe Flaka Pruthi.