Pas 561 ditësh kufizimesh, Norvegjia është kthyer në normalitet.
Norvegjia ka ndjekur gju.rmët e Danimarkës që hoqi të gjitha masat kufizuese më 14 shtator
Kryeministrja Erna Solberg njoftoi se përveç heqjes së distancimit shoqëror, do të jetë e mundur të rihapen klubet e natës dhe restorantet do të jenë në gjendje të kthehen në kapacitetin e plotë, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Tani ka ardhur koha për t’u kthyer në një jetë normale të përditshme. Tani ne mund të jetojmë normalisht”, tha kryeministrja norvegjeze.
Drita jeshile u bë e mundur mbi të gjitha falë suksesit të fushatës së vaksinimit. Sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik, rreth 76% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid, ndërsa 67% janë plotësisht të vaksinuar.