Sipas autoriteteve shëndetësore, Norvegjia ka vetëm 200 raste aktive tani dhe se trajtimi i tyre po bëhet me shumë kujdes.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Norvegji është duke e arritur kulmin dhe zhdukjen e virusit, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani është bërë testimi i 440,891 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur vetëm 9208 raste të konfirmuara, sipas raporteve norvegjeze – ndërsa 8752 njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, numri i vdekjeve për shkak të infektimit me Covid, ka arritur në 255 njerëz.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.
Norvegjia dhe Danimarka janë dy shtete rekord me numrin e paktë të të prekurve dhe menaxhimit të mirë. /Albinfo.ch