Së fundi, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka njoftuar se Norvegjia do ta ndihmojë Kosovën me 5 milionë kruna norvegjeze për blerjen e respiratorëve, shkaku i pandemisë së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
“Norvegjia do të kontribuojë me 5 milionë kruna norvegjeze për të ndihmuar në blerjen e respiratorëve të nevojshëm për Kosovën në dritën e shpërthimit të COVID-19. Një falënderim i madh për partnerin tonë UNDP Kosova.
Duhet theksuar se marrëveshja mes Ambasadës norvegjeze dhe UNDP-së u nënshkrua sot nga zëvendësshefja e misionit tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/NorwayinKosovo/photos/a.625651427551539/2903280659788593/?type=3&theater