Burka do të ndalohet në shkollat dhe fakultetet norvegjeze, njoftoi ministri norvegjez i Arsimit, duke iu bashkuar vendeve evropiane që kanë shpallur masa të ngjashme.
Qeveria e Norvegjisë, e krahut të djathtë, ka konfirmuar se është duke marrë parasysh një vendim të tillë dhe mbështetjen që ka nga Partia e Punës e opozitës.
Ndalimi duhet të zbatohet vetëm për burkat që plotësisht mbulojnë fytyrën. Pjesa tjetër e veshjeve tradicionale myslimane do të lejohet.
Pavarësisht ndalimit të shpallur, ministri i Arsimit, Thorbjorn Rohe Isaksen, mbrojti të drejtën e qytetarëve norvegjezë që me rroba të shprehin besimin e tyre.
Javën e kaluar burkat i kanë ndaluar edhe Bullgaria. Përjashtimet do të lejohet vetëm në rast të arsyeve shëndetësore, sportive ose ngjarjeve kulturore dhe rrobave të veçanta për punë, e dënimi do të arrijë në 770 euro.
Ndalime të ngjashme janë raportuar në Zvicër, Gjermani dhe Francë, ndërsa Belgjika ka ndaluar prej kohësh burkan.