Ministria e Jashtme e Norvegjisë këshillon kundër udhëtimit në disa vedne evropiane. Ato janë: Republika Çeke, Franca, Monakoja dhe Zvicra, shkruan srf.ch.
Ndërkaq, disa dryshime në këshillat rreth udhëtimit janë bërë edhe për disa rajone në Suedi.
Bazuar në vlerësimin e Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik për situatën COVID-19, qeveria ka vendosur të dekurajojë udhëtimet në këto vende kur ato bëhen pa ndonjë nevojë të veçantë.
Ngjyra e këtyre vendeve në hartë tani ndryshon nga “e gjelbër” në “e kuqe” dhe tregon statusin e karantinës me rastin e hyrjes në Norvegji nga vendet tjera evropiane, transmeton albinfo.ch.
Duke filluar nga 8 gushti, kushdo që vjen në Norvegji nga këto katër vende duhet të karantinohet për 10 ditë.