Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Norvegji është duke e arritur kulmin dhe zhdukjen e virusit, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani është bërë testimi i 367,964 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
Informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur vetëm 8965 raste të konfirmuara, sipas raporteve norvegjeze – ndërsa 8138 njerëz janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi.
Norvegjia dhe Danimarka janë dy shtete rekord me numrin e paktë të të prekurve dhe menaxhimit të mirë. /Albinfo.ch