Pandemia e Covid-it dhe lufta në Ukrainë kanë rritur normat e inflacionit në mbarë botën.
Ndërsa në vendet e Eurozonës kjo normë qëndron në 8.1 për qind më 31 maj, në Zvicër është 2.6 për qind shumë më e ulët, shkruan albinfo.ch.
Ka shumë arsye pse Zvicra po i përballon tendencat inflacioniste më mirë se vendet e tjera – të paktën deri më tani – duke përfshirë frangun e fortë, i cili i bën importet (megjithëse jo eksportet) më të lira.
Ndërsa çmimet këtu po rriten për arsyet e përmendura më lart, rritja nuk është aq drastike sa kudo në Evropë. /Albinfo.ch