Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Gjakova (-57 kg) mposhti në gjysmëfinale Miryam Roper të Panamasë.
Në finale takohet me Rafaela Silva të Brazilit.
Në finale ndodhet edhe Distria Krasniqi (-48 kg), kurse Majlinda Kelmendi (-52 kg) lufton për medaljen e bronztë.
Blloku final zhvillohet prej orës 17:00. Iu urojmë fat dhe suksese garueseve tona.