Komiteti norvegjez për Nobel, ka vendosur ta shpërblejë me çmimin Nobel për Paqe kampanjën ndërkombëtare kundër armëve nukleare (ICAN), thuhet në njoftim përcjell albinfo.ch.
Këtë çmim kjo kampanjë e fiton për shkak “të punës që të tërheq vëmendjen për pasojat katastrofale e humanitare që mund të ketë përdorimi i armëve nukleare dhe tentimeve për të arritur një marrëveshje për parandalimin e këtyre armëve”.
Fushata Ndërkombëtare për Demontimin e Armëve Nukleare, ICAN, një grup që punon dhe promovon një çarmatim të plotë të armëve nukleare, por edhe për arritjen e një traktati për ndalimin e këtyre armëve ka fituar edhe çmimin më prestigjioz.
Kjo fushatë ka nisur punën e saj 10 vite më parë dhe sot i janë bashkangjitur në këtë nismë 468 organizata partnere në 101 shtet. Traktati është marrëveshja e parë ndërkombëtare për ndalimin e armëve nukleare.
Çmimi Nobel i Paqes, me vlerë nëntë milionë kruna suedeze (1.10 milion dollarë), do të paraqitet në Oslo më 10 dhjetor.