Është mbajtur një protest në Nju-Jork, e organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjako-amerikan dhe kroato-amerikan, ku u kërkua drejtësi për krimet e kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci dhe të vihen para drejtësisë urdhërdhënësit dhe autorët e përdhunimeve gjatë luftërave të viteve të 90-ta në Ballkan.
Protesta shënoi fillimin e lëvizjes #RallyForHerJustice, e cila synon t’u japë zë mijëra viktimave të abuzimeve gjatë luftës. Kësaj proteste iu bashkua këshilltari i Bashkisë së Nju-Jorkut dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj.
Nga ana tjetër, konsullata e Serbisë në Nju-Jork nuk ka pranuar të komentojë protestën, e cila nuk u komentua as nga autoritetet serbe në Beograd, përcjell albinfo.ch.




