Njësiti Special Intervenues (NJSI), së bashku me njësitet e tjera speciale të Policisë do të protestojnë të shtunën para objektit të Qeverisë së Kosovës nga ora 12:00.
Kjo është konfirmuar për KOHËN nga kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.
NJSI-ja, si njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, po kërkon ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.
Protestës do t’i bashkohen edhe njësitet e tjera speciale, përveç atyre që janë në orarin e punës, përcjell albinfo.ch.