Duke filluar nga sot, Bashkimi Evropian dhe Zvicra do të njohin çertifikatat e vaksinimit Covid të njëra-tjetrës, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se prova e vaksinimit ose imuniteti i fituar përmes një çertifikate të njohur mund t’i ndihmojë udhëtarët të shmangin kufizimet si karantina gjatë mbërritjes.
Por, shtetet anëtare mbeten të ngarkuara me rregullat e tyre kufitare dhe rezervojnë të drejtën për të imponuar kontrolle emergjente nëse përkeqësohet situata e epidemisë, raportojnë mediat zvicerane.
“Unë mirëpres ngrohtësisht që autoritetet zvicerane kanë vendosur të zbatojnë një sistem të bazuar në Certifikatën Dixhitale të BE-së COVID”, tha komisioneri i drejtësisë i BE Didier Reynders. /Albinfo.ch.