Skip to content

Pas vendimit për heqjen e vizave: Mjekët do ta kenë më të lehtë ikjen nga Kosova

Njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch. Përmes një shkrimi në Facebook, Vitija ka uruar për heqjen e vizave për mjekët dhe infermierët. Sipas tij, tani ata do ta kenë më të lehtë ikjen nga Kosova. “Urime heqja e vizave për mjekët dhe infermierët. […]

Njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.

Përmes një shkrimi në Facebook, Vitija ka uruar për heqjen e vizave për mjekët dhe infermierët.

Sipas tij, tani ata do ta kenë më të lehtë ikjen nga Kosova.

“Urime heqja e vizave për mjekët dhe infermierët. Tash do ta kenë edhe më të lehtë ikjen nga Kosova”, ka shkruar ai.

Përndryshe, një numër i madh i mjekëve ikin nga Kosova për në Evropë, arsye kjo për shkak të kushteve jo të mira në vendin tonë.