Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare Miftar (Demë) Vishaj nga Deçani, përkatësisht nga fshati Gramaqel. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
Sipas njoftimit, i ndjeri ndërroi jetë më 7 mars 2026, pas një sëmundjeje të shkurtër, transmeton albinfo.at.
Familja Vishaj ka bërë të ditur se e pamja do të mbahet më 22 mars 2026 (e diel), nga ora 08:00 deri në 14:00.
Të pamën e hapin djemtë e të ndjerit, Naseri dhe Dukagjini, ndërsa ajo do të mbahet në ambientet e Shoqatës “Iliria” në Vjenë, në adresën Bürgersgasse 13, 1100 Wien.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit janë të mirëpritur për të ndarë dhimbjen dhe për të bërë homazhe për të ndjerin.
