Mësohet se nga data 08.10.2021 të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Bavari dhe dëshirojnë të marrin shtetësinë gjermane nuk janë të detyruar më të çlajmërohen nga shtetësia serbe, përcjell albinfo.ch.
Këtë lajm e ka bërë me dije deputeti në Parlamentin e Bavaris së Eperme, Deli Balidemaj, për mes një statusi në Facebook.
Postimi i plotë e Balidemajt:
Njoftim për shtyp:
Nga data 08.10.2021 të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Bavari dhe deshirojnë të marrin shtetësinë gjermane nuk jan të detyruar më të çlajmërohen nga shtetësia serbe. Ishte një angazhim i madh i gjithë komunitetit dhe rezultati nuk mungoi.
Faleminderit Katharina Schulze, Gülseren Demirel , Z. Streibl dhe shum të tjerëve.