Zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025, dhe që nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve nga jashtë, mund të ankohen deri më 11 prill (30 ditë para zgjedhjeve), përmes portalit të dedikuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Sipas Vendimit nr. 129, datë 6 mars 2025, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar një platformë elektronike që mundëson paraqitjen online të kërkesave nga zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë. Ata mund të dërgojnë kërkesat e tyre për regjistrim në procesin zgjedhor përmes adresës zyrtare të postës elektronike: diaspora@gjykata.gov.al.
Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të KLGJ-së dhe ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.