Sot, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka njoftuar se për shkak të festës së Pashkëve ortodokse ambasada nuk do të punojë më 25 prill, shkruan albinfo.ch.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ju njofton se me rastin e Pashkëve ortodokse, ambasada do të jetë e mbyllur më datë 25 prill 2022, e hënë”, shkruhet në web-faqen e tyre.
Për rastet emergjente, ambasada ofron këtë numër ☎️:
+41 (0) 77 479 11 86