Duke nisur nga java që vjen, më 23 nëntor 2020, do t’u kërkohet udhëtarëve ndërkombëtarë që të kenë një test negativ PCR deri në 72 orë para hyrjes në Mbretërinë e Spanjës, transmeton albinfo.ch.
Kjo masë u shtohet kontrolleve shëndetësore që po kryhen aktualisht për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë në pikat e hyrjes, si kontrolli i temperaturës dhe kontrolli vizual.
Brenda Formularit të Kontrollit Shëndetësor që çdo pasagjer duhet të plotësojë, tani e tutje do të shtohet dhe kërkesa nëse ata kanë kryer një test PCR negativ brenda 72 orëve para mbërritjes në Spanjë. Dokumenti duhet të jetë origjinal, i shkruar në spanjisht ose anglisht dhe mund të paraqitet në format letre ose elektronik. /Albinfo.ch