Masazo Nonaka është njeriu më i vjetër në botë sipas “Guinness World Records”. Nonaka i cili jeton në Ashoro, Japoni ka lindur më vitin 1905, atij i pëlqen të konsumojë ëmbëlsira dhe nuk është kujdesur kurrë për sheqernat gjatë jetës së tij.
Edhe gjatë ceremonisë ku mori certifikatën si njeriu më i vjetër në botë ai u paraqit me një tortë.
“Ai ka nevojë për një karrocë për të lëvizur por ai është në gjendje të mirë, lexon gazetat çdo ditë”, shprehet mbesa e tij.
“Ai ka nevojë për një karrocë për të lëvizur por ai është në gjendje të mirë, lexon gazetat çdo ditë”, shprehet mbesa e tij Yuko Nonaka.
Nonaka jeton me familjen e tij dhe mënyra se si ai e shmang stresin është duke qenë mjaft i qartë në lidhje me nevojat e tij.