Padyshim që njeriu asnjëherë nuk duhet dorëzuar dhe se fati ju buzëqesh atëherë kur ju nuk e prisni. E kjo i ndodhi pikërisht një qytetari në Australi. Edhe pse shtëpia iu dogj nga zjarret në Australi, ai ka fituar 1 milion dollarë në lotari.
Sipas mediave atje, burri i cili preferoi të mbeste anonim për mediat tha se asnjëherë nuk mendonte se mund të ndërtonte shtëpinë sërish pasi ajo u shkrumbua nga zjarret.
“Me padurim pres të shkoj në shtëpi dhe të puth gruan, dhe t’i jap lajmin e madh. Kisha humbur shpresat se do ta ndërtoja shtëpinë sërish. Ishin numrat e fatit të gruas”- tha fituesi i lotarisë.
Kujtojmë që zjarret në Australi kanë filluar që nga mesi i dhjetori dhe deri tani kanë shkrumbuar rreth 2000 banesa dhe kanë marrë jetën e 26 personave dhe miliona kafshëve. /Albinfo.ch.