Sipas raportimeve, ai ishte një futbollist i talentuar i kombëtares afgane për të rinj. Bashkë me një të ri tjetër, Anwari pati fatin e keq që të rrëzohej nga avioni për vdekje ndërsa i dëshpëruar përpiqej të linte Afganistanin që tashmë është nën kontrollin e talebanëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Kombëtarja afgane e futbollit në një njoftim në Facebook më 18 gusht.
Anwari ishte një nga mijëra afganët që u dyndën në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai të hënën, një ditë pasi Talibani mori në kontroll Kabulin, me shpresën se do të kapnin avionin për t’u larguar nga vendi.
