Dy persona të ndryshëm kanë fituar lotari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vlerë prej 1 miliard dollarë.
Dy personat nuk kanë lidhje njëri me tjetrin, dhe thjesht ishin shumë me fat në këtë fundjavë, që sigurisht se nuk do ta harrojnë kurrë në jetën e tyre, përcjell albinfo.ch.
Njëri ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, kurse tjetri në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions, raportojnë mediat e huaja.
Emrat e fituesve ende nuk janë bërë të ditur.
Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë.
Por, me fat nuk ishte blerësi, por edhe pronari i marketit, i cili do të përfitojë 75 mijë dollarë. Derisa ky fatlum është Sam Safa.
Tiketa e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar.
Dyqani ku është blerë kjo tiketë do të fitojë 100,000 euro për shitjen e saj.