Sot, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Sustenpass, ka humbur jetën një ushtar dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Siç bën të ditur Departamenti Federal i Mbrojtjes, një automjet ushtarak i tipit Puch gjatë ushtrimeve për autoshkollën ushtarake ka rrëshqitur nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë rreth njëqind metra.
Familjarët e dy personave të aksidentuar janë informuar dhe janë tashmë nën përkujdesjen e një ekipi profesionist kujdestarësh, shkruan sda.ch.
Po këtë trajtim e kanë marrë edhe kolegët e dy personave që pësuan në aksident.
Dy ushtarët kanë qenë duke ndjekur aftësimin për ngasje të automjete ushtarake. Të dy kanë pasur patentshoferët në jetën civile.
Autoritetet e drejtësisë ushtarake kanë nisur hetimet lidhur me rastin.