Tramvaji i parë i vaksinimit është futur në veprim në Cyrih të martën (sot). Deri në 550 persona në ditë mund të vaksinohen në këtë tramvaj, pa qenë paraprakisht të regjistruar, raporton srf.ch.
Qëllimi i angazhimit të tij është të rritet shkalla e vaksinimit.
Tramvaji i vaksinimit shkon në të gjitha pikat ku mund të parkohet një tramvaj, transmeton albinfo.ch. Vaksinimet e para është planifikuar të jepen të martën pasdite në Bellevue am See (te liqeni).
Ndërsa të mërkurën qarkullimi i tramvajit do të vazhdojë në Hardplatz dhe më pas gjithmonë në një lagje tjetër për gjysmë dite.
Përmes këtij aksioni, qyteti dhe kantoni i Cyrihut duan ta bëjnë vaksinimin sa më të lehtë për ata që janë të gatshëm të vaksinohen.
Sipas drejtoreshës shëndetësore të kantonit, Natalie Rickli, “ata që vaksinohen tani tregojnë tendencën e mosdurimit”, shkruajnë mediat zvicerane.
“Ata nuk duan të presin për një termin”, përcjell albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse ofertat si ky tramvaj vaksinimi ose autobusi i vaksinimit janë kaq të rëndësishme.