Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 2:34 të mëngjesit pranë Sihltal në kantonin Schwyz, 20 km nga Cyrihu, përcjell albinfo.ch.
Mund të ndihet në gjithë Zvicrën, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Zviceran (SED).
“Përafërsisht 130 raporte u morën në gjysmën e parë pas tërmetit”, tha SED.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha.