Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kunes në Shëngjin, ku një shtetas i Kosovës është plagosur me thikë gjatë orëve të mbrëmjes, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sipas raportimeve të para nga vendi i ngjarjes, personi është plagosur rreth orës 21:20 dhe menjëherë pas aktit, është nisur me ambulancë drejt spitalit, në gjendje të rëndë.
Policia nga ana tjetër ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit, ku pritet edhe identifikimi i autorit.
Më shumë detaje nga kjo ngjarje është thënë se do të jepen më vonë.