Agjencia Bërthamore e Rusisë njoftoi se në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë gjenden 5 inspektorë nga Agjencia Bërthamore Botërore, mes të cilëve edhe një shqiptar.
Inspektorët e mbetur ishin pjesë e grupit më të madh, të cilët u shoqëruan në strukturë nga ushtarët rusë, pas një udhëtimi të rrezikshëm, i shtyrë nga bombardimet.
Pas inspektimit, ata thanë se integriteti fizik i centralit është shkelur disa herë, raporton A2, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk do të shkojmë askund. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore është këtu tani dhe do të qëndrojë. Është e qartë se centrali dhe integriteti fizik i tij është shkelur disa herë; pa dashje apo qëllimisht nuk e përcaktojmë dot ende”, tha kreu i IAEA, Rafaele Grossi.