Në Itali, një grua shqiptare është qëlluar me thikë në mes të rrugës nga bashkëshorti i saj, me të cilin po ndahej.
Mediat italiane shkruajnë se burri u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa gruaja, 38 vjeçe u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Mantovës.
Dëshmitarët kanë thënë se çifti fillimishtka pasur përlasje verbale dhe para se ta therte me thikë në krahë e në qafë, burri i kishte thënë gruas: “Ti do të më shkatërrosh”, përcjell albinfo.ch.
I lënduar ka mbetur edhe pronari i një palestre, i cili ka ndërhyrë për të shpëtuar gruan. Policia italiane nuk ka publikuar emrat e palëve, për të mbrojtur fëmijët e tyre të mitur.