Një shtetas shqiptar është në gjendje kritike për jetën, pas zjarreve të rëna pasditen e së hënës, në periferi të Athinës.
Këtë e ka konfirmuar Ambasada Shqiptare në Greqi duke mos dhënë shumë detaje.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos”.
“Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Shqiptare në Greqi, shkruan Albeu, përcjell Albinfo.ch.
Zjarret në Greqi deri tani kanë marrë jetën e 80 njerëzve. Gjatë ditës së djeshme u raportua për një grua shqiptare që ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka filluar tre ditë më parë në periferi të Athinës.