Të paktën një person ka mbetur i lënduar pasi një burrë i armatosur hapi zjarr jashtë një supermarketi në Bremen të Gjermanisë. Raportohet se i dyshuari është në arrati, derisa policia është vënë në kërkim të tij.
Të shtënat ndodhën në zonën Gröpelingen në qytetin veri-perëndimor të Bremenit. Sipas policisë, nuk kishte rrezik të menjëhershëm për publikun.
E tërë ngjarja ndodhi në hyrjen e supermarketit “Rewe”, pasi u dëgjua një fjalosje e ashpër mes dy burrave. Viktima raportohet se ka pësuar lëndime serioze, derisa anëtarët e familjes së tij ndodheshin brenda supermarketit. Ende nuk dihet se cili është motivi i të shtënave.