Një person është lënduar rëndë pas kontaktit me rrymë në fshatin Bardh i Madh, komuna e Fushë-Kosovës.
Sipas informatave, kuptohet se personi i lënduar kishte qenë duke punuar në kulmin e shtëpisë dhe gjatë punës ka pësuar lëndime nga energjia elektrike.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse ende nuk dihet se personi a është jashtë rrezikut për jetë.