Policia e Kosovës ka njoftuar se në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar shqiptar.
Rasti ka ndodhur në mesditën e së shtunës, ndërsa policia nuk ka dhënë më tepër detaje, përcjell albinfo.ch.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e policisë.