Një muaj paraburgim i është caktuar E.A.-së, nënës së katërvjeçares që vdiq pas një zjarri në banesën e saj në Lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë se meqë është ditë feste, vendimi nuk është shkruar por këtë ia ka konfirmuar prokurori kujdestar Ruhan Salihu.
Një vajzë 4-vjeçare ka vdekur mëngjesin e së shtunës, pas një zjarri të shkaktuar në banesën ku gjendej, raport KTV-ja. Shpërthimi, i cili u dëgjua rreth orës 6 të mëngjesit, dyshohet se u shkaktua nga një ngrohëse elektrike.
4-vjeçarja me inicialet I.S., shtetase e Shqipërisë, dyshohet se ishte vetëm në banesë kur ndodhi zjarri dhe, sipas dëshmitarëve, u nxor nga banesa nga nëna e saj.